Ne garantojme








 

Shoqëria EPTA dhe veprimtaria e saj

EPTA Company ështe pjesë e grupit Miqësia sh.a. Ajo e nisi veprimtarinë e saj me ndërtimin e një linje të thjeshtë për prodhimin e sapunit klasik. Më vonë falë investimeve të vazhdueshme dhe sostancioze nga ana e familjes Jakupi pronare e vetme e grupit kompania ka njohur një rritje dhe zhvillim të konsiderueshëm duke u kthyer në lider i tregut shqiptar në fushën e detergjentëve të të gjitha llojeve dhe produkteve igjenike. Hedhja me sukses në tregun shqiptar e markave të njohura tashmë për konsumatorin si Nel, Bril, Epta është një tregues i qartë i punës këmbëngulëse dhe serioze të kryer gjatë këtyre viteve. Rinovimi dhe modernizimi i vazhdueshëm i impianteve dhe makinerive të prodhimit ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e grupit tonë. Kjo si pasojë e kërkueshmërisë së lartë dhe konkurrencës së fortë siç është tregu shqiptar. Veprimtaria e kompanisë mbulon të gjitha aspektet e pastërtisë dhe higjenës duke filluar që nga ambjenti që na rrethon deri tek higjena personale nëpërmjet produktesh dhe solucionesh cilësore dhe konform të gjitha standarteve evropiane.

 

 

 

Copyright 2007 © EPTA Company
All rights reserved.
Powered by Alb-hosting.com